Site icon Telegrafi

‘Gjelat e Kosovës’ humbin sfidën e parë ndërkombëtare, por kënaqin me lojë! (Video)

Në një sfide joshëse, Kosova e njohur me emrin ‘Gjelat e Kosovës’, humbi sfidën e parë kundër skuadrës malazeze me rezultat 27-15.

Ndonëse ishte sfida e parë e përfaqësues sonë, megjithatë, ndeshje e para e këtij lloji, është luajtur para një numër shumë të vogël shikuesish.

Skuadra malazeze u shfaq ekip më i mirë për faktin se përvoja ishte në anën e tyre, të cilët që katër vite janë pjesë e garave të rregullta, derisa për përfaqësuesen tonë, kjo ishte ndeshja e parë, por pavarësisht disfatës, skuadra jonë la përshtypje të mira dhe është në rrugë të mirë që në të ardhmen të krijojë një skuadër kompakte.

Ragbi, sport që njihet për lojë të ashpër dhe atraktive, ka sjell emocionet e veta edhe në ballafaqimin mes Kosovës dhe Lovçenit, edhe pse të nxehtit e madh që mbretëroi sot në Kosovë, ndikoi në performancën e të dy skuadrave.

Përfaqësuesja jonë në pjesën e parë zhvilloi lojë të mirë, derisa në fraksionin e dytë, erdhi në shprehje përvoja e cila ishte në anën e malazezëve, e të cilët në fund iu gëzuan fitores me rezultat 27-15.

Kapiteni i Kosovës, Denis Dautaj, pas ndeshjes tha se është i kënaqur me lojën që tregoi skuadra e tij. Sipas tij, ndeshja me malazezët e Lovçenit është shumë e rëndësishme për përfaqësuesen tonë. Dautaj mendon se me një koncentrim më të mirë, Kosova ka mundur ta fitojë ndeshjen e parë ndërkombëtare.

“Kjo ndeshje ka qenë shumë e rëndësishme duke e ditur se Ragbi është sporti i ri në Kosovë. Kjo është ndeshja e parë për ne, e mund ta quajmë ndeshja e parë zyrtare dhe ndeshja e parë ndërkombëtare pasi luajtëm më një ekip të Malit të Zi. Loja ishte mjaft e mirë, shkoi ashtu siç e pritem. Të them të drejtën ata janë më të organizuar se ne, sepse kanë katër vite që ekzistojnë si klub si dhe e kanë ligën. Ne sapo kemi nisur, mirëpo ne megjithë vështirësitë që kemi hasur, rezultati ishte shumë i mirë. Ne kemi mundur edhe ta fitojmë ndeshjen, por na mungoi koncentrimi”, ka thënë Dautaj.

Pjesë e përfaqësues sonë ishte edhe Alb Tairi, i cili ka vite që bënë karriere në këtë sport në Zelandë.

Tairi u shpreh shumë i lumtur që ishte pjesë e ndeshjes së parë ndërkombëtare të Kosovës. Ai tha se i ka pëlqyer sfida e parë e Kosovës.

“Përshtypjet janë shumë të mira. Ishte më shumë se sa që pritja. Djemtë shumë mirë kanë luajtur të cilët më vite po ushtrojnë dhe kjo është ndeshja e parë zyrtare këtu në Kosovë. Mua shumë më ka pëlqyer. 20 vite luaj në Zelandë dhe më krahasim me eksperiencën që kam mund të them se ka qenë ndeshje e mirë”, theksoi Tairi.

Edhe trajneri i Lovçenit, Marty Lusty, ka thënë fjalë të mira për sfidën mes të përzgjedhurve të tij dhe Kosovës. Ai tha se skuadra e tij ka treguar performancë të mirë, por sipas tij, edhe Kosova zhvilloi lojë të kënaqshme. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version