Site icon Telegrafi

Gjejnë tiketën e lotarisë, gjysmën e harxhojnë, gjysmën pronares

Çifti lakmitar veçmë i ka shpenzuar rreth 17.000 euro në kthimin e borxheve të tyre. Kanë blerë qilima të ri dhe lodra për fëmijë. Megjithatë, Dorothy McDonagh, e cila ka blerë tiketën “DailyPlay” për 10 euro cent, ka thirrur lotarinë Camelot kur e ka zbuluar se e kishte humbur tiketën. Ata kanë kontaktuar policinë pasi që kanë vërejtur se tiketa ishte këmbyer në para. Çifti ka pranuar mashtrimin dhe është dënuar me 11 muaj dënim me kusht.

Gjykatësi i rastit Douglas Field ka përcaktuar se duhet t’i kthejnë pronares 17.000 eurot të cilat nuk i kanë shpenzuar. Pensionistja McDonagh do të padis lotarinë Camelot për pjesën tjetër të fitimit.

“Shumë mirë prej tyre që më kanë dhënë vetëm gjysmën e fitimit tim. Kjo punë po zgjat tanimë nëntë muaj. Kush do ta kishte menduar se do të kam probleme të këtij lloji”, ka thënë Dorothy.

Avokati i familjes Stacey ka thënë se kur e kanë gjetur tiketën ata kishin menduar se “ky është fat, e jo mashtrim".

Exit mobile version