Site icon Telegrafi

Gjejnë foshnjën e porsalindur të larë në gjak, në një shportë të mbeturinave në një tualet publik (Foto/Video, +18)

Një foshnje e porsalindur është braktisur nga nëna, e cila e kishte futur në një shportë të mbeturinave të një tualeti publik.

Pamjet rrëqethëse shfaqin momentin kur një foshnje nxirret nga shporta e mbeturinave e larë në gjak, transmeton Telegrafi.

Placenta e foshnjës gjithashtu kishte mbetur brenda shportës së mbeturinave, ndërsa nëna është zhdukur nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe.

Foshnja, gjinia e të cilët nuk është zbuluar, ishte gjetur pasi një grua e kishte dëgjuar duke qarë dhe ishte futur në tualet për ta parë se çfarë po ndodh.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Chengdu në pjesën jugperëndimore të Kinës. /Telegrafi/

Exit mobile version