Një parukier ka dhënë një paralajmërim për të gjitha vajzat që lajnë flokët përpara terminit në sallonin e parukerisë.
Ai thotë se nuk është nevoja t’i pastroni flokët përpara se të shkoni në sallon për t’i prerë ose lyer. Kjo praktikë nuk është vetëm e tepërt, por mund të ndikojë edhe në gjendjen e flokëve tuaj, shkruan The Mirror.
“Pse klientët ndjehen të detyruar të lajnë flokët përpara terminit? Jo vetëm që është një humbje e kohës së tyre, por duhet t’i keni flokët me yndyrë”, tha parukieri i njohur në TikTok me llogarinë @rhysandhair.
@rhysandhair WE NEED TO BE SCREAMING THIS FROM THE ROOFTOPS 📣📣📣 #hairdressers #hairdresser #hairstylist #hairdressersoftiktok #hairstylistsoftiktok #traineehairdresser #hairdresserssupportinghairdressers #salonapprentice #selfemployedhairdresser #hairindustry #haireducation #haireducator ♬ original sound – rhysandhair
“Jo vetëm që është detyra ime t’i laj flokët, t’i bëj të pastër, të shkëlqejnë dhe të kenë erë të këndshme, por ato vajra në lëkurën e kokës po e mbrojnë lëkurën e kokës nga ngjyra. Ne vendosim kimikate në kokën tuaj dhe vaji dhe ajo papastërti mbron flokët tuaj”.
Ai gjithashtu u bëri thirrje kolegëve të tij në këtë industri që ‘edukojnë’ klientët në këtë aspekt.
“Sigurohuni që t’i edukoni klientët tuaj, nuk dëshironi që ato të vijnë me flokë të pastër, veçanërisht kur keni të bëni me lyerjen e flokëve”, shtoi ai. /Telegrafi/