Site icon Telegrafi

Gjëja më e madhe SEKSUALE në të cilën femrat dhe meshkujt nuk pajtohen

Nuk është fjala rreth të bërit seks në mëngjes apo në mbrëmje, e as nuk ka të bëjë ndonjë gjë me paralojën. Çështja kryesore seksuale për të cilën çiftet nuk pajtohen është kur thuhet se seksi është pornografik.

Një sondazh i ri nga Gallup ka ekzaminuar mënyrën se si ndryshojnë perceptimet e moralit të meshkujve dhe femrave – duke filluar nga seksi para martesës e deri tek poligamia. Duket se hapësira më e madhe shtrihet mes asaj se si shikojnë filma pornografikë meshkujt dhe femrat. Përderisa 43 për qind e meshkujve e shohin si të pranueshme moralisht, vetëm 25 për qind e femrave e kanë të njëjtin mendim, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk do të thotë se femrat nuk shikojnë filma pornografikë, sepse shumica e femrave shikojnë, por lloji i gjërave të cilat i kërkojnë ato në filma pornografikë mund t’ju befasojë.

Sondazhi gjithashtu ka zbuluar se 12 për qind e meshkujve besojnë se të pasurit një aferë pas martesës është e pranueshme, përderisa vetëm 5 për qind e femrave e kanë të njëjtin mendim. Sa i përket poligamisë, 20 për qind e meshkujve e vlerësojnë si normale ndërsa vetëm 13 për qind të femrave do ta pranonin një gjë të tillë.

Është interesante edhe sa i përket divorcit, ku mbi 75 për qind e femrave kanë thënë se kjo gjë është moralisht e pranueshme, krahasuar me 67 për qind të meshkujve që e kanë menduar të njëjtën gjë.

Studimi është kryer duke mbledhur informacione nga intervistat telefonike të mbajtura nga maji i vitit 2015. Hulumtuesit kanë anketuar rreth 1,024 njerëz përgjatë 50 shteteve. /Telegrafi/

Exit mobile version