Site icon Telegrafi

Gjatësia e mini fundit parashikon motin

Gjatësia e mini fundeve ose fustaneve që shiten në “eBay” bëhen gjithnjë e më e shkurtër disa ditë para përmirësimit të kohës, ndërsa fillojnë të bëhen më të gjatë kur koha fillon të ftohet, njoftuan zyrtarët e shtëpisë së ankandeve.

Analistët e “eBay” thonë se ky trend është i dukshëm para se meteorologët zyrtar të publikojnë ndonjë parashikim për motin.

Ruth Szyszkowski nga “eBay” tha se në firmën e tij këtë dukuri me mahi e quajnë meteorologjia e mini fundeve. “Nëse dëshironi ta dini si do të jetë moti në tri ditët e ardhshme, vetëm shikoni gjatësinë e mini fundeve dhe do ta keni të qartë”, tha ai. /Telegrafi/
 

Exit mobile version