Telegrafi

Gjatë vjedhjes harron të bijën

Birgit Mahler ka futur kozmetikë me vlerë prej 100 eurosh në çantën e saj dhe është nisur drejt daljes së dyqanit pa e paguar atë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin gjerman Sonthofen.

Mirëpo, para daljes nga dyqani është aktivizuar alarmi, e kur e ka dëgjuar hajnesha ka filluar të vrapojë rrugës teposhtë, para se personeli të arrinte të reagojë.

Për fat të keq të saj, kishte harruar bijën e saj gjashtëvjeçare, e cila ka qëndruar në dyqan e vetme dhe e hutuar duke pyetur se ku i kishte humbur e ëma.

Personeli i dyqanit kishte thirrur policinë, dhe më pas policia së bashku me punëtorin social kanë dërguar fëmijën në stacionin policor.

"Babai i fëmijës pas një kohe të caktuar ka ardhur në stacion të paraqes humbjen e saj, dhe ka qenë shumë i befasuar kur i kanë treguar se si kishte humbur fëmija i tij", ka deklaruar zëdhënësi i policisë.

"I kemi të gjitha të dhënat e duhura për të ëmën, dhe atë do ta marrim në pyetje për këtë ngjarje të pamëshirshme”, ka thënë ai.