Telegrafi

Gjatë vitit u sekuestruan 2.5 milionë euro pasuri e paligjshme

Në këtë takim u tha se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, në krahasim me vitin 2011 që ka administrua pasuri në vlerë rreth 175 mijë euro, në vitin 2012 ka pasur rritje të administrimit të pasurisë, vlerë e cila arrin në rreth 2.5 milionë euro.

Nga organet kompetente për sekuestrimin ose konfiskimin e pasurisë, Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, gjatë 11 muajve të vitit 2012 i janë dorëzuar 94 vendime, ndërsa Agjencia ka zhvilluar 34 ankande publike. /Telegrafi/