“Vitin e kaluar në gjyqësor janë realizuar 223 punësime në baza të ndryshe, nga të cilët madje 74 janë punësuar si zyrtarë në Gjykatën Themelore Shkupi 1”, thuhet në raportin vjetor të Këshillit të Buxhetit Gjyqësor për vitin 2015, të dorëzuar në Kuvend.
Në këtë gjykatë, kryetar i të cilit është Vlladimir Pançevski, janë duke u trajtuar lëndët e prokurores speciale, Katica Janeva, po edhe në përgjithësi rastet e krimit të organizuar kriminel dhe korrupsion. Kjo është e vetmja Gjykatë që administrata e së cilës nuk ka bërë grevë.
Sipas raportit, vjet në këtë gjykatë janë punësuar numër rekord të administratorëve në lidhje me Gjykatat tjera në Maqedoni. Për llogari të punësimeve të reja në administratën gjyqësore, është kursyer nga rrogat e zyrtarëve paraprak të punësuar, por edhe të gjykatësve, të cilët për shkak të mospasjes së mjeteve të mjaftueshme në Buxhetin Gjyqësor, vitin e kaluar nuk kanë qenë në kontrollin e obligueshëm sistematik.
Për shkak të mospasjes së mjeteve të mjaftueshme në Buxhetin Gjyqësor, shfrytëzuesit e gjyqësorit nuk janë në mundësi që të kenë qasje në disa detyrime të caktuara të cilat me ligj janë të definuara: Ndërrim të pajisjes së kompjuterit, rindërtim të programeve nga mjetet e Buxhetit Gjyqësor, veprime të cilat duhet t’i ndërmarrin për mbrojtjen e të dhënave private në bazë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale në gjykata, por për shkak të mos-disponimit të mjeteve të mjaftueshme , të punësuarit në gjykata nuk mund t’i realizojnë më tej kontrollet e obligueshme mjekësore (përveç Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik). Nuk janë siguruar mjete për prokurimin e armëve për policinë gjyqësore, nuk kryhet mirëmbajtje e vazhdueshme në sistemet e ndryshme në instalimeve të tjera në ndërtesën e gjykatave”, thuhet në raportin e nënshkruar nga kryetari paraprak i Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Buxhetit Gjyqësor, Branko Ushkovski, njofton Portalb.
Qeveria në vitin e kaluar, gjyqësorit i ka miratuar vetëm 56% nga ajo që ka kërkuar për internet, rrymë, ngrohje, ujë, telefon… Në raport është e theksuar se sikur të mos ishin të huajt dhe ndihma e tyre, prokurim të kompjuterëve të rinj nuk do të kishte. Para për trajnime të gjykatësve dhe të administratës gjyqësore, gjithashtu, sikur çdo vit nuk ka. /Telegrafi/