Për herë të parë në dhjetë vitet e fundit Klinika Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mbyll vitin me rritje të numrit të lindjeve.
Myrvete Paçarada, Drejtoreshë e Klinikës Gjinekologjike, tregon se 2016 ishte vit i befasisë në natalitet, krahasuar me vitet e fundit, sepse lindën 10, 323 foshnje, transmeton RTV Dukagjini.
Paçarada ka theksuar se krahasuar me vitin 2015, gjatë vitit 2016 në QKUK kishte 406 lindje më shumë, ndërsa sipas saj, vlen të përmendet fakti se në dy vitet e fundit gjinia dominuese në lindje ka qenë ajo mashkullore./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CfzM7nv5Csk