Telegrafi

Gjatë vitit 2009 Maqedonia do të përballet me ngecje të rritjes ekonomike

Vlerësim të tillë dha guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonsië (BPM), Petar Goshev duke theksuar se viti 2009 është shumë i vështirë për projektime.

"Pasiguria nga thëllësia dhe kohëzgjatja e krizës ekonomike botërore mbetet në tërësi, ndërsa kjo sjell pasiguri të mëdha për vendet ekonomitë e të cilave janë të hapura dhe veçanarisht të vogla, siç është rasti me ekonominë tonë", tha Goshev.

Ai shprehu optimizëm se trendi i zvogëlimit të inflacionit do të vazhdojë, duke parashikuar se inflacioni mesatar do të lëvizë prej 2.2 – 3.4 për qind, ndërsa në nivel vjetor (dhjetor 2009/dhjetor 2008) në interval prej 2.3 – 5.6 për qind. /Makfaks/