Kryeministri i Israelit, Benjamin Netanyahu, në vitin 1999, teksa kujtonte holokaustin në përvjetorin e tij, pati mbajtur një fjalim për Kosovën.
Aty 24 vjet më parë pati thënë se populli i tij bashkëndjen me atë çfarë ndodhte kilometra larg tyre.
“Asgjë nuk mund të krahasohet me holokaustin e popullit tonë, por si hebrenj, nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur përballemi me imazhe të Kosovës, me mijëra refugjatë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, me fytyrat e frikshme që shikojnë nga trenat në hekurudha, nga fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre”, kishte thënë Netanyahu, raporton klankosova.
Rreth 112 refugjatë u pranuan në Shtetin izraelit teksa vetë i pari i qeverisë së atjeshme i pati pritur në aeroport.
Megjithkëtë, ndonëse kishte përkrahje e ndihma nga atje, Kosova nuk arriti të marrë njohje nga Izraeli edhe për shumë vite pas shpalljes së pavarësisë.
Diçka e tillë ndodhi tek para tri viteve kur Kosova e Serbia nënshkruan një marrëveshje historike në Shtëpinë e Bardhë, në ndërmjetësim të presidentit të atëhershëm, Donald Trump.