Telegrafi

Gjatë vikendit mund të bjerë shi me baltë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellë me vranësira të dendura dhe reshje.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftimin për media të IHMK-së.

Por, Instituti tregon gjithashtu se pluhuri saharian i cili është në rrugë drejt Europës, prandaj reshjet e shiut mund të jenë të përziera me baltë. Por këto, sipas këtij institucioni, nuk janë fenomene të pazakonta.

“Reshje me pluhur ka pasur dhe viteve tjera, hera e fundit me reshje te kësaj natyre ishin vitin e kaluar. Pluhuri nga Sahara ka përfshirë Spanjën, një pjesë të Italisë dhe nesër apo gjatë natës pritet të arrijë në Shqipëri dhe në vendin tonë me intensitet të dobët”, thuhet në njoftimin e IHK-së.