Site icon Telegrafi

Gjatë udhëtimit me motoçikletë, i ngulet në këmbë një shtizë druri (Video)

Motoçiklistit Den, duke ngasur motoçikletën nëpër një pjesë malore në Victoria të Australisë, i është ngulur në këmbë një shtizë druri me maje.

Megjithëse kishte çizmet e posaçme, copëza nga druri që ndodhej poshtë një hendeku, ka depërtuar nëpër pjesën e fortë duke i mbetur në mish, transmeton Telegrafi.

Fillimisht duket se është plagë e cekët, por krahasimi i dërrasës me këmbën tregon se i ishte futur mjaftë thellë.

Den është dashur të ngiste për tre orë derisa është kthyer në kampin ku po qëndronin, për të marrë ndihmën e parë.

Pas kësaj, ai ka qëndruar 11 ditë në spital, derisa i është pastruar këmba prej copëzave të drurit dhe i është shëruar arteria. /Telegrafi/

Exit mobile version