Site icon Telegrafi

Gjatë turneut në Lindjen e Mesme Bush diskuton edhe për Iranin

Bush nuk ka dhënë hollësi rreth çështjes iraniane në turneun e tij por tha se po punon për një plan që synon t’u kundërvihet atyre që ai i quajti ambicie agresive të Iranit dhe të garantojë udhëheqësit arabë se angazhimi amerikan për sigurinë rajonale është i fuqishëm.

Irani e ka kritikuar turneun e Bushit në Izrael dhe në pesë vende arabe. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Iraniane tha se Bush po ndërhyn në punët e rajonit por ka arritur të izolojë Iranin.

Presidenti Bush u tha gazetarëve izraelitë javën e kaluar se nuk beson se një sulm iranian ndaj Izraelit është i pashmangshëm por se Irani vazhdon të jetë një kërcënim. /VoA/

Exit mobile version