Nga gjithsej 956.640 popullsi aktive në Maqedoni, 794.892 persona janë të punësuar, ndërsa të papunë janë 206.748 persona, tregojnë anketat e Entit Shtetëror për Statistika, për tre mujorin e parë të vitit 2018.
Shkalla e aktivitetit gjatë kësaj periudhe është 56.9 për qind, shkalla e punësimit është 44.6 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë është 21.6 për qind. /Telegrafi/