Një protestë paqësore kundër ndërtimit të naftësjellësit në Dakotën Veriore në SHBA-së eskaloi në dhunë, kur policia e qëlloi me predha gome gazetaren Erin Schrode.
Derisa gazetarja po bisedonte me një aktivist, kamera ka kapur momentin kur ajo është qëlluar nga predha dhe nisi të ndiej dhembje të mëdha, kurse njerëzit përreth saj përpiqeshin ta ndihmonin.
“Po qëndroja e qetë dhe nuk bëra asnjë veprim agresiv dhe nuk këmbeva asnjë fjalë me policët, të cilët më qëlluan pas shpine”, tha Schrode, transmeton bac.news, përcjell Telegrafi.
Qytetarët e grumbulluar thonë se ndërtimi i naftësjellësit do të kontaminojë ujin me të cilin furnizohet për pije një fis indian. /Telegrafi/