Telegrafi

Gjatë transmetimit live babai e kupton se djalin që e kishte rritur për 32-vite nuk është fëmija i tij biologjik, shikoni reagimin e tij prekës (Foto/Video)

Një baba ka mbetur me zemër të thyer kur e kuptoi se djalin që e kishte rritur për 32-vite, nuk është djali i tij biologjik.

Oscar dhe i biri i tij Valentine ishin shfaqur në emisionin televiziv të Jeremy Kyle, pasi nëna e tij kishte deklaruar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Oscar mund të mos jetë babai i tij biologjik, transmeton Telegrafi.

“Rezultat e ADN-së kanë treguar se Oscar nuk është babai i juaj biologjik”, dëgjohet Jeremy duke thënë.

Nga dëshpërimi i madh për lajmin e hidhur që mori, Oscar i kundërpërgjigjet Jeremy-t duke i thënë, “Ai nuk është i biri im?”.

“As edhe një për qind nuk tregon se ai mund të jetë djali i juaj biologjik”, ka shtuar Jeremy para një audience, duke lënë pa fjalë Oscar-in.

Ai kishte shpenzuar shuma të majme të parave që ta sjellë Valentinin në Angli nga Nigeria, duke e regjistruar në shkollat më të mira.

Jeremy duke u munduar ta ngushëllojë burrin e mërzitur i thotë: “Nuk është e domosdoshme të jesh baba nga i njëjti gjak, por të jesh aty për fëmijën që e ke rritur dhe t’i dhurosh dashuri”.

Ndërkaq, masa që ishte prezent në sallë e kanë përshkruar momentin si tejet prekës. /Telegrafi/