Një baba ka mbetur me zemër të thyer kur e kuptoi se djalin që e kishte rritur për 32-vite, nuk është djali i tij biologjik.
Oscar dhe i biri i tij Valentine ishin shfaqur në emisionin televiziv të Jeremy Kyle, pasi nëna e tij kishte deklaruar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Oscar mund të mos jetë babai i tij biologjik, transmeton Telegrafi.
“Rezultat e ADN-së kanë treguar se Oscar nuk është babai i juaj biologjik”, dëgjohet Jeremy duke thënë.
Nga dëshpërimi i madh për lajmin e hidhur që mori, Oscar i kundërpërgjigjet Jeremy-t duke i thënë, “Ai nuk është i biri im?”.
“As edhe një për qind nuk tregon se ai mund të jetë djali i juaj biologjik”, ka shtuar Jeremy para një audience, duke lënë pa fjalë Oscar-in.
Ai kishte shpenzuar shuma të majme të parave që ta sjellë Valentinin në Angli nga Nigeria, duke e regjistruar në shkollat më të mira.
Jeremy duke u munduar ta ngushëllojë burrin e mërzitur i thotë: “Nuk është e domosdoshme të jesh baba nga i njëjti gjak, por të jesh aty për fëmijën që e ke rritur dhe t’i dhurosh dashuri”.
Ndërkaq, masa që ishte prezent në sallë e kanë përshkruar momentin si tejet prekës. /Telegrafi/