Telegrafi

Gjatë takimit të zëvendëspresidentit amerikan Pence me zyrtarët e BE-së në Bruksel, flamuri amerikan është shfaqur me 51 yje (Foto)

Në flamurin amerikan të ekspozuar prapa shpinës së zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, gjatë vizitës së tij në Bruksel dukej paksa më ndryshe.

Ajo çfarë u kishte rënë më shumë në sy përdoruesve të rrjeteve sociale ishin yjet në flamurin amerikan, që brenda radhëve figuronte një më shumë, që do të thotë në vend të 50 yjeve ishin 51, transmeton Telegrafi.

Gjatë takimit mes Pence dhe Donald Tusk në Bruksel ishin ekspozuar flamuri i Bashkimi Evropian dhe atij Amerikan, por brenda këtij të fundit ishte shtuar një yll më shumë.

Sipas flamurit që ishte vënë në zyrat e Bashkimi Evropian, figuronin tre rreshta me nëntë yje dhe tre me nga tetë, derisa flamuri origjinal amerikan përbëhet prej nëntë rreshtave me nga pesë ose gjashtë yje.

Lidhur me këtë gabim, zyrtarët e BE-së nuk i janë përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si kishte ardhur deri tek ky gabim. /Telegrafi/