Brad Pitt kishte një dorë në hartimin e unazës së fejesës që i dhuroi aktores Jennifer Aniston në vitin 1999 dhe raportohet se ajo e vuri atë sërish në gisht kur u takuan në SAG Awards, në fillim të këtij viti
Jennifer Aniston ende është duke e vënë unazën e fejesës që i është dhënë asaj nga Brad Pitt, thuhet sipas raporteve në mediat amerikane, shkruan The Mirror.
Aktorja 51-vjeçare e hit-serialit “Friends” mendohet se ka mbajtur unazën në vlerë 500,000 dollarë bë dorë, që ia dha asaj legjenda e Hollywoodit, Brad Pitt, kur u fejuan në vitin 1999.
Ndërsa kjo mund të mos jetë një marrëveshje e madhe, The Cheat Sheet ka raportuar se ajo kishte vënë unazën e madhe të diamanteve kur ajo u takua me Bradin ballë për ballë në fillim të këtij viti.
Sajti për thashethemet argëtuese ka thënë që fansat me sy të mprehtë e kishin parë atë duke vënë një unazë që ngjasonte shumë me atë që Brad i dha asaj më shumë se 20 vjet më parë, kur ajo u takua me të në Screen Actors Guild Awards në fillim të vitit.
Në vitin 1999, 500 000 dollarët ishin një shumë e rëndë (e barabartë me 769,474 dollarë në paratë e sotme) dhe Brad më vonë do ta dërgonte argjendarinë Damiani në gjyq pasi kompania filloi të shesë kopje të unazës.
Aktori hollivudian ishte pajtuar që unaza do të ishte një dizajn unik.
Unaza përmbante një gur të madh në qendër, i cili ishte i rrethuar nga një spirale me diamante më të vogla.
Rastësisht, kur Jennifer u fejua me burrin e saj të dytë, Justin Theroux, ai gjithashtu i dhuro i asaj një unazë në vlerë 500 mijë dollarë.
Me gjithë thashethemet për një pajtim të mundshëm midis Braddit dhe Jennifer Anistonit, 15 vjet pas divorcit të tyre, raportitet e mediave që ajo ka mbajtur unazën do të jenë një stiml më shumë që fansat e ish-çiftit të aludojnë për një rikthim të mundshëm romantik mes dyshes. /Telegrafi/