Për fat të keq, po që se luani lojën shpërblyese, nuk mund ta përcillni lojën e futbollit amerikan që zhvillohet të dielën.
Mundësitë për të fituar një veturë të re luksoze janë të vogla, aq më pak një Mercedes-AMG C43 Coupe, transmeton Telegrafi.
Por, Mercedes u ka dhënë të gjithëve mundësinë, që gjatë Superbowlit të mund të fitojnë këtë veturë që ka çmim fillestar prej 45 mijë eurove.
Përmes regjistrimit në Lastfanstanding.com, mund të bëheni pjesë e lojës, ku duhet të mbani gishtin në modelin virtual, që lëvizë gjatë tërë kohës nëpër ekran. Ai që mbetet i fundit që ende e ka gishtin mbi veturë, do të bëhet menjëherë fitues.
Me anë të kësaj platforme, mund t’i ftoni edhe shokët të bëhen pjesë e mundësisë së fitimit, ndërsa vështirë se mund ta shikoni sa duhet takimin, që është një ndër aktivitetet më të rëndësishme sportive. /Telegrafi/
https://youtu.be/8v49tqsc9Ys