Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e vetme dhe të fundit para ndeshjes gjysmëfinale të play-offit në Ligën e Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kosova e filloi stërvitjen në ora 18:00, ku Bernard Challandes dhe lojtarët zbarkuan në fushë, pas konferencës për shtyp që e mbajti trajneri.
Por për rreth 20 minuta, Kosova është detyruar të ushtrojë në terr në stadiumin “Todor Proeski”.
Sipas nikoqirëve, kjo ka ndodhur për shkak të “problemeve me ndriçim”.
Kosova e Maqedonia do të përballen në Shkup të enjten me fillim prej orës 20:45.
Te Kosova do të mungojnë futbollistët kyçë për shkak të lëndimeve dhe situatës aktuale me COVID-19. /Telegrafi/