Telegrafi

Gjatë seancës për rastin “Titanik 2”, fjalosen Fatime Fetai dhe Petar Vasilev

Avokatët e të pandehurve në rastin “Titanik 2” me tone të larta sqarohen para prokurores së PSP-së, Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski, lidhur me marrjen në pyetje të dëshmitarit, përcjell portali “Nezavisen”.

Prokurorët dhe gjykatësi gjatë gjithë kohës paralajmëruan avokatin Boro Tasevskin se ai parashtron pyetje direkte në vend të pyetjeve shqyrtuese dëshmitarit Boris Kondarko. “Pesë herë ju paralajmërova se çaka është sqaruese”, tha gjykatësi Ognen Stavrev.

Prokurorja Fatime Fetai ka bërë ankesa për pyetjet gjatë gjithë kohës dhe ka reaguar se avokati nuk i parashtron pyetjet ndër referuese dëshmitarit të propozuar nga PSP, por të drejtpërdrejtë.

Avokati Petar Vasilev i tha Fatime Fetait të ndalonte të fliste, gjersa ajo po fliste për të drejtën për të parashtruar ankesën.

Prokuroria Speciale reagoi dhe i tha avokatit Vasilev që nuk mund t’i drejtohet asaj me fjalorin e ndytët.

Pas dëgjimit të katër dëshmitarëve seanca e re për rastin “Titanik 2” është caktuar për shtator dhe 1 tetor. /Telegrafi/