Telegrafi

Gjatë raportimit live i burgosuri e pështyn në fytyrë, shikoni si reagon ai (Video)

Një video interesante është shfaqur në internet, ku shihet një gazetar i një televizioni lokal brazilian duke raportuar drejtpërdrejt nga një burg, kur papritmas një i djalë i ri i prangosur e pështyn në fytyrë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në një qendër korrektuese, në qytetin Santarem në pjesën veriore të Brazilit, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si gazetari Clemildo Amaral, fillon të raportoj për një burg dhe faktin se si ky vend udhëhiqet nga oficerët e ushtrisë.

Por derisa flet për ushtrinë, ai i afrohet një të riu të prangosur të cilit me sa duket nuk i pëlqen që po e filmojnë, dhe kështu e pështyn në fytyrë gazetarin i cili reagoi ashpër duke ia kthyer me një shuplakë. /Telegrafi/