Site icon Telegrafi

Gjatë qëndrimit në Kosovë, BlackCofee u vesh nga brendi vendor “Bukur”

Foto: Bukur/Instagram

Në natën e parë të festivalit të shumëpritur “Sunny Hill”, artisti me reputacion botëror Black Coffee elektrizoi atmosferën duke sjellë një performancë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike.

DJ-i i famshëm, emri i vërtetë i të cilit është Nkosinathi Innocent Maphumulo, u shfaq jo vetëm me profesionalizmin e tij të njohur, por edhe me një stil të veçantë që e dallonte nga të tjerët.

Për këtë natë të veçantë, veshjen e fituesit të çmimit ‘Grammy’ u përkujdes brendi kosovar ‘Bukur’, krijuar nga disenjatorja e njohur Blerina Kllokoqi – Rugova. Black Coffee shfaqej i veshur me elegancë dhe stil, duke i dhënë një dimension të ri performancës së tij muzikore.

Veçanërisht, ai tërhoqi vëmendjen me një kapelë ngjyrë jeshile që mbante në qendër logon e brendit ‘Bukur World’, duke kombinuar kështu artin muzikor me atë të modës.

Ky bashkëpunim mes një artisti të kalibrit të Black Coffee dhe një stiliste të talentuar kosovare është një dëshmi e fuqisë së artit dhe kulturës për të bashkuar njerëzit dhe për të krijuar momente unike dhe të paharrueshme.

Nata e parë dhe e dytë e “Sunny Hill” u shndërruan në një spektakël të vërtetë, ku muzika dhe moda u ndërthurën në mënyrë të përkryer, duke lënë një përshtypje të jashtëzakonshme tek të pranishmit. /Telegrafi/

Exit mobile version