Pash Canby nga Britania e Madhe, i propozoi martesë të dashurës Natalie Ripley gjatë lundrimit me barkë në një bregdet të Tajlandës.
Por, në momenti donte të bënte pyetjen, u shtir se po i dridhen duart dhe se i ra unaza në ujë, transmeton Telegrafi.
Për ta bërë ngjarjen edhe më të besueshme, ai kishte angazhuar edhe dy pushues që të hidhen gjoja për ta gjetur.
“Po dridhesha e tëra, ishte e papritshme dhe u gëzova shumë. Por, gjithçka u kthye në ankth”, ka thënë Ripley lidhur me rastin.
Më pas, ai e ka nxjerr unazën e vërtetë dhe e ka bërë propozimin për martesë të cilin ajo e pranoi me shumë dëshirë.
“Ishin dy momente interesante, e para kur u befasua për propozimin dhe më pas kur zbuloi të vërtetën”. ka shtuar Canby.
Sidoqoftë, këtë ngjarje ata nuk mund ta ndajnë me të tjerët, sepse nuk është bërë filmimi si duhet dhe kanë mbetur vetëm me disa fotografi të dobëta. /Telegrafi/