Telegrafi

Gjatë prononcimit për media, Mustafa dhe Rugova pengohen nga… delja! (Video)

Kryetari i Istogut nga radhët e LDK-së, Haki Rugova, dhe shefi i partisë së tij, Isa Mustafa, janë penguar gjatë deklaratave të tyre në bjeshkët e Istogut ku po mbahej aktiviteti tradicional i qethjes së deleve.

Derisa Rugova dhe Mustafa ishin të koncentruar para gazetarëve për të dhënë deklarata në lidhje me këtë aktivitet, por edhe për situatën politike në vend, një dele iu hyri atyre ndërmjet.

Rugova dhe Mustafa për pak u frikësuan, por ku e panë që është njëra nga delet që ishte qethur filluan të qeshin me të madhe.

Gjatë kësaj vizite, Mustafa është shprehur i bindur se asnjë deputet i partisë së tij nuk do t’ia jap votën Kadri Veselit për t’u rizgjedh në krye të legjislativit, e as Ramush Haradinajt për kryeministër. Madje, ai shprehu besimin e plotë edhe për votën e Teuta Rugovës, emri i së cilës është lakuar mjaft shumë se do ta votojë Haradinajn për kryeministër.

I pari i LDK-së, tha se pos qëndrimit të palëkundur të deputetëve të partisë së tij, qëndrim të njëjtë kanë shprehur edhe partnerët e koalicionit, AKR dhe Alternativa, se nuk do të japin votën as Kadri Veselit e as Ramush Haradinajt. /KosovaPress/