Serbia do të mund të përfundonte bisedimet me Bashkimin Evropian në kohën kur presidencën e BE-së do ta merrte Kroacia.
Në gjysmën parë të vitit 2020, Kroacia duhet të marrë presidencën e BE-së e mu në atë kohë pritet edhe përfundimi i negociatave serbe, transmeton Koha.net.
“Brenda disa ditësh, do ta kemi të qartë që nëse për shkak të Brexitit do të ketë orar tjetër të kryesimit të BE-së , që do të thotë se Kroacia do të mund ta merret më herët kryesimin e bashkimit Evropian. Mu në atë kohë presim fundin e bisedimeve me Serbinë”, citon Novosti i Beogradit të ketë thënë një diplomat i paidentifikuar të Brukselit.
Para Kroacisë, e cila presidencën duhet ta marrë më 1 janar 2020, me BE-në do të kryesojnë Rumunia e Finlanda e në atë kohë pritet fundi i negociatave me Serbinë.
Megjithatë, ka thënë diplomati, “ kur bëhet fjalë për BE-në, rreth datave duhet pasur gjithmonë kujdes”.