Telegrafi

Gjatë përleshjes masive, qëllohet qëllimisht me veturë dhe hidhet disa metra larg (Video)

Në Darnall të Anglisë është filmuar momenti dramatik, kur shoferi e ka shkelur qëllimisht një njeri, duke e hedhur shtatë metra larg.

Si pasojë e përplasjes, viktima e paemëruar ka marrë lëndime serioze, por pa pasoja jete transmeton Telegrafi.

Për këtë rast, Liam Sharp është dërguar në mbajtje, dhe pritet të del para drejtësisë, për shkaktim të lëndimit të qëllimshëm.

Kjo ka ndodhur gjatë një përleshje masive, që është zhvilluar ndërmjet dy grupeve rivale. /Telegrafi/