Site icon Telegrafi

Gjatë paraqitjes televizive kishte thënë se nuk e di sa pacientë trajtohen në spitalin që ajo menaxhon, shkarkohet kinezja

Autoritetet kineze kanë shkarkuar nga posti i drejtoreshës së një spitali në Huangang, që gjendet në afërsi të epiqendrës së coronavirusit, deklaratat e të cilës kanë shkaktuar reagime negative te opinioni pas një paraqitje televizive.

Tang Zihong e cila ishte në krye të spitalit në Huangang, ku janë të shtrirë mbi 500 persona të infektuar me coronavirus si dhe ku humbën jetën 12 persona, ka qenë e ftuar në një emision televiziv, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, ajo nuk kishte qenë në gjendje t’i përgjigjet pyetjes së gazetarit ku është pyetur se për sa pacientë mund të përkujdeset stafi i spitalit që ajo menaxhon.

Lexo po ashtu Skena rrëqethëse të kaosit që po mbizotëron në Kinë, mbyllin dyert e apartamenteve me dërrasa - tunelet po i mbushin me dhe

“Nuk e di, nuk e kam të qartë. E di vetëm sa shtretër janë. Mos më pyesni se sa njerëz po shërohen”, ka qenë përgjigja në pyetjen që i është shtruar se sa pacientë po trajtohen në spitalin e saj.

Megjithatë nuk kaluan shumë orë dhe autoritet komunale të shëndetësisë e kanë shkarkuar, duke i gjetur menjëherë një zëvendësues.

Pas paraqitjes televizive në rrjetin social Weibo kanë filluar të qarkullojnë më shumë se gjysmë milion komente – shumica prej të cilëve kritikonin Zihongun. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version