Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të dronit në paradën ushtarake, të forcave shtetërore të Jemenit.
Fluturakja pa pilot e mbushur me eksploziv ka shpërthyer mbi tribunën e bazës ajrore në Lahz në jug të Jemenit, transmeton Telegrafi.
Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi gjendeshin zyrtarët ushtarakë si dhe njerëzit e afër të presidentit Abd Rabua Mansura Hadi. I plagosur ka mbetur zëvendëskomandanti i guvernatorit Lahz.
Ushtarët e kishin vërejtur dronin por kishin menduar se po filmonte nga ajror paradën ushtarake. Ndërkaq përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë Huti, pjesëtarët e këshillit politik që bëjnë luftë për kontrollin mbi republikën. /Telegrafi/
Another video from Al-Anad attack. pic.twitter.com/l5zDgrZdCD
— Yemen Observer (@YemeniObserv) January 10, 2019
The video of drone attack. pic.twitter.com/Z6tcPQdbB0
— Yemen Observer (@YemeniObserv) January 10, 2019