Telegrafi

Gjatë orës së mësimit nxënësi nxori thikën dhe ia nguli në sy arsimtarit, horror në një shkollë në Spanjë – pesë të therur

Një shkollë në qytetin spanjoll Herez de la Frontera në afërsi të Kadizit, tre arsimtarë dhe dy nxënës janë therur me thikë kur u sulmuan nga një nxënës 14-vjeç.

Sulmi ndodhi gjatë orës së mësimit në shkollën “Elena Garcia Armada”, e sulmuesi dyshohet se i ka ngulur thikën në sy njërit prej arsimtarëve,  transmeton Telegrafi.

Mediat e atjeshme raportojnë se nxënësi “që njihej si nxënës problematik”, shkoi në shkollë e më pas nxori nga çanta një thikë gjigante dhe me të filloi t’i therë këdo që i kalonte pranë.

Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë forca të shumta të policisë, që arrestuan adoleshentin. Në këto momente akoma nuk dihet motivi i sulmit.

Mediat spanjolle raportojnë se të lënduarit janë dërguar në spital, e shkalla e lëndimit akoma nuk dihet saktë.

Shkolla është evakuuar, kurse prindërit e nxënësve janë mbledhur rreth shkollës duke pritur fëmijët e tyre. /Telegrafi/