Site icon Telegrafi

Gjatë orarit mësimor, gjuajnë helm për t’i mbytur kafshët

“Informojmë se mbytjet e kafshëve po injorohen dhe nuk dënohen. Dje është gjuajtur helm në oborrin e shkollës “Vllado Tasevski” në Shkup, gjatë kohës së orarit mësimor. Gjatë kësaj kohe është mbytur një qen, ndërkaq fëmijëve nuk u është lejuar të dalin në oborr që të mos helmohen”, njoftojnë nga Organizata për Mbrojtjes e Kafshëve, Anima Mundi, njofton Portalb.

Për rastin në fjalë, organizatën e kanë njoftuar disa prindër, .

Nga organizata bëjnë thirrje që të ndërmerren masat e duhura për autorët që e kanë gjuajtur helmin.

Exit mobile version