Site icon Telegrafi

Gjatë një transmetimi gruaja në Zelandë të Re tha se do ta lë burrin e saj, pasi ky i fundit u vaksinua me dozën përforcuese

Një protestuese në Zelandën e Re zbuloi në televizionin kombëtar se ajo do të ndahet nga burri i saj pasi ky e fundit mori dozën përforcuese kundër coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, derisa protestat kundër vaksinës po vërshojnë për të tretën ditë në kryeqytetin e vendit, ajo iu tha transmetuesve se do ta linte bashkëshortin e saj.

“Do e lë burrin tim. Ai mori dozën përforcuese sot. Ai do të ikë. Nuk dua të kem asgjë me të”, tha gruaja.

“Unë sinqerisht besoj se ai do të vdesë”, shtoi ajo.

Më vonë në raportin e lajmeve, e njëjta grua tha: “Unë do të vdes për nipërit e mi sot”.

Ajo doli derisa Wellington është pjesërisht i bllokuar nga anti-vakserët që protestonin kundër politikave të rrepta pandemike. /Telegrafi/

Exit mobile version