Një i ri nga Peja ka marrë plagë vdekjeprurëse me thikë sot pasdite.
Ndonëse ende nuk janë bërë të qarta rrethanat, dëshmitarët kanë thënë për kallxo.com se i riu I.B. (1997), është goditur me thikë gjatë një loje futbolli.
Në Spitalin Rajonal të Pejës konfirmojnë se një person është sjellë pa shenja jete.
“Viktima, si pasojë e goditjeve nga thika, ka humbur jetën”, ka thënë Bekim Rama, mjek kujdestar.
Sipas tij, viktima e rastit është I.B., i lindur më 1997.
Kjo është vrasja e parë në Pejë pas 17 muajve. E fundit ka ndodhur më 31 dhjetor 2014. /kallxo/