Site icon Telegrafi

Gjatë një aksidenti rrugor është dëmtuar vetura “mercedes” e kryetarit të Komunës së Kavadarit

Gjatë një aksidenti në qytetin e Kavadarit,  ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës dhe pronar i kompanisë “Kozhuvçanka”, Mitko Jançev, raportojnë nga SPB Veles për agjencinë “Makfaks”.

Sipas informacioneve nga policia, kryetari i komunës Jançev nuk ka qenë në veturë “mercedes” kur ka ndodhur aksidenti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëra nga veturat, sipas informacioneve të para nuk ka dhënë përparësi për lëvizje. Shoferi i automjetit të kryetarit të komunës nuk është i lënduar, ndërsa shoferi i veturës tjetër është dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes policia ka bërë hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version