Telegrafi

Gjatë ndërtimit të metrosë, makineria për hapjen e tuneleve dëmtoi gypin – në qytetin brazilian hapet “krateri” në mes të rrugës

Gjatë ndërtimit të metrosë në Sao Paulo të Brazilit, ka ardhur deri të një incident.

Një pjesë e një prej rrugëve më të frekuentura të këtij qyteti, Marginal Tiete u shemb – duke bërë që të hapet një “krater” gjigant, transmeton Telegrafi.

Deri të shembja erdhi pasi një makineri për hapje të tuneleve hasi në një gyp të ujërave të zeza, që si pasojë e “vërshoi” tërë lagjen dhe bëri që asfalti të shembet.

Në këtë incident askush nuk është lënduar, ndërsa dy punonjës kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të kontaktit me ujë të papastër. /Telegrafi/