Site icon Telegrafi

Gjatë ndalimit të dhunshëm, policët ia sollën vdekjen të dyshuarit me zemër të dobët (Video, +18)

Fermin Vincent Valenzuela nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka pësuar sulm në zemër, kur policët e qëlluan me elektroshok.

Pasi 32-vjeçar kishte refuzuar të dorëzohej, policët përdorën shumë forcë që ndikoi rëndë në shëndetin e tij, transmeton Telegrafi.

Intervenimi që i është bërë në spital, nuk ka ndihmuar që të mbijetojë. Ai vdiq pas një kohe të shkurtër.

Mësohet se Fermin po ndiqej nën dyshimin se ndoqi një grua deri në shtëpi, ndërsa njësiti që u përfshi në aksion pritet të dal para drejtësisë.

Videoja e postuar më poshtë shfaqë rastin nga disa kënde të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version