Site icon Telegrafi

Gjatë muajit shkurt në Spitalin “Isa Grezda” u kryen mbi 11 mijë vizita mjekësore

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë,  gjatë ditës së sotme ka publikuar raportin e vizitave mjekësore që janë kryer në këtë institucion shëndetësor gjatë muajit shkurt.

Sipas raportit të publikuar gjatë muajit shkurt në Spitalin “Isa Grezda” janë kryer 11 mijë  e 83 vizita mjekësore e ekzaminime të ndryshme, shërbime të CT-së, 1208 shërbime Radiologjikë, 1114 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

Po ashtu në këtë raport bëhet e ditur se gjatë këtij muaji kanë qenë të hospitalizuar, 1221 pacientë, janë kryer 189 operacione, dhe kanë lindur 62 djem dhe 53 vajza.

Numri i pacientëve qe kane marre shërbime ne Laborator ka qene 2 mijë 473 pacientë, ndërsa në raport thuhet se në Repartin e Hemodializës gjatë muajit shkurt janë kryer gjithsejtë 666 dializa. /Telegrafi/

Exit mobile version