Telegrafi

Gjatë muajit shkurt Maqedoninë e kanë vizituar mbi 35 mijë turistë

Enti Shtetëror i Statistikës sot njoftoi se në shkurt numri i turistëve në vend ishte 35 642 prej të cilëve 53,1 për qind ishin të huaj dhe 46,9 për qind turistë vendorë.

Janë realizuar gjithsej 76.536 bujtje prej të cilave 54,1 për qind nga turistë të huaj dhe 45,0 për qind nga turistë vendorë.

Në periudhën janar – shkurt sa i përket periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, shënohet rritje e numrit të turistëve për 34,7 për qind dhe rritje e numrit të bujtjeve për 30,9 për qind.