Situata hidrike në kaskadën e Drinit, e ndihmuar edhe nga reshjet e javëve të fundit vijon të jetë pozitive çka ka bërë që Korporata Elektroenergjitike Shqiptare të nxjerrë në treg të lirë tepricat e prodhuara.
Në njoftimin e fundit të publikuar në faqen e kompanisë janë shituar janë në total 14.400 megavat energji e cila u shit me një çmim prej 117.35 Euro/MWh për një vlerë totale prej 1,69 milion euro.
Korporata ka mbyllur me dhjetëra procedura shitje duke arkëtuar rreth 50 milion euro përgjatë 2023-shit, njofton televizioni publik shqiptar.
Vitet e fundit për shkak edhe të krizës energjetike, çmimi për një megavat kaloi vlerën e 500 eurove.
Me qëllim reduktimin e rreziqeve që vijnë nga natyra por edhe si pasojë e konflikteve, qeveria shqiptare po punon për diversifikimin e burime alternative si dielli dhe era, ndonëse mbetet ende e varur nga burimet hidrike.