Site icon Telegrafi

Gjatë muajit nëntor në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë kryer mbi 10 mijë vizita mjekësore

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka publikuar raportin e punës për muajin nëntor të vitit 2024.

Në raportin e publikuar nga ky institucion shëndetësor, bëhet e ditur se numri i viziave mjekësore që janë kryer brenda kësaj periudhe kohore ka shkuar në 10 mijë e 493 vizita, ku prej tyre 318 shërbime të CT-së, 1 mijë 170 shërbime Radiologjikë (rëngën të thjesht) dhe 1 mijë 329 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

Po ashtu raporti ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji në Spitalin”Isa Grezda” kanë qenë të hospitalizuar, 1 mijë 123 pacientë, ku 141 pacientë kanë qenë të hospitalizuar në kirurgji, 42 në Ortopedi, 41 në Urologji, 19 në Orl, 22 në Oftalmo, 108 në Gjinekologji, 164 në Obstetrikë, 122 në Neonatologji, 85 në Pediatri, 119 në Interno, 9 në Infektivë, 56 në Neurologji, 22 në Psikiatri , 52 në Pulmologji, 19 në Derma, 11 në Kujdes Intensiv dhe 91 në Njësi Koronare.

Gjatë kësaj periudhe kohore në këtë institucion shëndetësor janë kryer 194 operacionem kanë lindur 72 djem dhe 51 vajza, dhe poashtu në Repartin e Hemodializës gjatë muajit Nëntor janë kryer gjithsejë 745 shërbime të dializës.

Ndërsa bëhet e ditur se numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 2 mijë 356 pacientë. /Telegrafi/
Exit mobile version