Një predikues i ka shpëtuar mrekullisht sulmit të armatosur gjatë një shërbese në një kishë në Brazil, duke u fshehur prapa altarit në të cilin shkruante “Jezus”.
Weslei Souza, 30-vjeç, kishte hapur zjarr brenda kishës “Tempulli i Engjëjve” në Mogi das Cruzes, Sao Paulo, gjatë të shtunës mbrëma, kanë njoftuar autoritetet e sigurisë të cilët gjithashtu pranuan se shërbesa po transmetohej live në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Souza vërsulet drejt altarit ku pastori Adilio Carloto da Silva po qëndronte, por edhe përkundër dy plumbave që e kanë goditur, ai i shpëton vdekjes pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Duke menduar se do t’i shpëtojë burgut, Souza kishte deklaruar se ishte futur në kishë për të vjedhur e jo shkrepur plumba në drejtim të pastorit. Por pamjet që transmetoheshin live në rrjete sociale dëshmonin të kundërtën.
Por, është interesant se si plumbat e shkrepur nuk kishin goditur personat tjerë që ishin afër pastorit, që ishte shënjestër e sulmuesit që nuk hezitoi të qëlloj me revole. /Telegrafi/