Telegrafi

Gjatë luhatjes me 160 kilometra në orë, fytyra iu ‘ngri’ në pozitën më të pazakontë (Video)

Parku i lojërave që ndodhet në Floridë të Shteteve të Bashkuara, ka postuar videon ku shfaqen Mike dhe Christine, të cilët kanë reagime krejtësisht të kundërta.

Derisa ajo bërtet me tërë fuqi, partneri saj duket se është ngrirë dhe nuk lëshon asnjë zë, transmeton Telegrafi.

Pasi e thërret në emër dhe e prekë në dorë, Mike më në fund duket se këndellet dhe nisë të përgjigjet.

Ngjarja që ka ndodhur derisa ata po luhateshin me 160 kilometra në orë, është parë më se katër milionë herë brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/