Telegrafi

Gjatë kontrollit u konstatua se i kishte skaduar viza dhe po qëndronte ilegalisht, turistja britaniket godet shuplakë zyrtarin e emigracionit në Indonezi (Video)

Turistja britanike Auje Takadas, 42-vjeçe ka përfunduar prapa grilave, pasi që e goditi shuplakë zyrtarin e emigracionit në aeroportin Ngurah Rai në Bali të Indonezisë.

Ajo është filmuar duke sulmuar verbalisht dhe fizikisht zyrtarin, pasi u dënua për shkak të qëndrimit ilegal në këtë vend sepse e kishte tejkaluar lejen e qëndrimit për 160 ditë, transmeton Telegrafi.

Turistja është shpallur fajtore për dhunë ndaj zyrtarit të emigracionit ,të cilin e goditi shuplakë në fytyrë dhe tentoi t’ia merr dhunshëm pasaportën. Ajo rrezikohet të dënohet me gjashtë muaj heqje lirie, edhe pse ajo pretendon se “padrejtësisht” po akuzohet.

Ajo ishte nisur për në Singapor, por punonjësit e aeroportit në Bali e kishin ndalë për një kontroll rutinore. Në momentin që ua tregoi biletën e aeroplanit, punonjësit zbuluan se i kishte skaduar viza duke ia bërë me dije se duhet të paguaj dënimin prej 3,500 dollarëve, më saktësisht nga 25 dollarë për çdo ditë qëndrim ilegal në këtë vend.

Ajo kishte filluar t’i bërtet zyrtarit, pasi që për shkak të kontrollit i kishte ikur aeroplani që po udhëtonte për në Singapor. Në një moment ajo humbi kontrollin dhe e goditi shuplakë, ku si pasojë ka përfunduar prapa grilave. /Telegrafi/