Policia në Murcia të Spanjës, ndaluan për kontroll një veturë të mbingarkuar, por u befasuan kur gjetën brenda një fëmijë që e kishte të pamundur të lëvizte, shkaku i gjësendeve që e rrethonin.
Vogëlushja dyvjeçare ishte lidhur në ulësen e saj, por gjërat që kishte në të gjitha anët mund edhe t’ia zinin frymën, transmeton Telegrafi.
Madje, familjarët e saj nuk po shkonin diku afër, por ishin nisur për në Marok, që prej aty është rreth 560 kilometra larg.
“Vetura u ndalua sepse ngarkesa që ishte lart, e bënte të anonte në një anë, por ajo që gjetëm brenda ishte shqetësuese”, thuhet në raportin policor.
Vajza raportohet të jetë mirë, ndërsa prindërit e saj janë detyruar t’i largojnë të gjitha gjësendet dhe t’i transportojnë me makinë tjetër, ndërsa pritet së shpejti të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/