Site icon Telegrafi

Gjatë këtij viti, në Arabinë Sauditë janë ekzekutuar 82 njerëz

*REX FEATURES*

Gjatë kësaj javë, në qytetin Abha të Arabisë Saudite është ekzekutuar një burrë, duke e ngritur në 82 numrin e njerëzve të ekzekutuar gjatë këtij viti.

Sipas AFP-së, kjo shifër enorme është shkaku i eliminimit fizik të 47 personave për një ditë, të cilët u gjetën fajtor për terrorizëm.

Gjatë vitit të kaluar, janë kryer 153 ekzekutime me vdekje, që është numri më i madh në dy dekadat e fundit, transmeton Telegrafi.

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka kërkuar që të ndërpritet kjo formë e dënimit dhe që të zëvendësohet me burgim të përjetshëm.

Mirëpo, edhe më tutje, në këtë vend vazhdon të mbetet në fuqi dënimi me vdekje, për ata që sipas shtetit kryejnë vrasje, terrorizëm, trafikojnë drogë, bëjnë plaçkitje të armatosur dhe dhunojnë seksualisht.

Shumicës së të dënuarve u hiqet koka me shpatë në një vend publik. /Telegrafi/

Exit mobile version