Site icon Telegrafi

Gjatë katër javëve të fundit, 1.755 kosovarë me coronavirus hynë në Gjermani

Gjermania ka raportuar numër të lartë të njerëzve të infektuar me coronavirus, gjegjësisht persona të prekur me COVID-19 që po kthehen nga pushimet verore.

E në mesin e tyre janë edhe mërgimtarët tanë, ku disa prej tyre po rezultojnë të prekur nga pandemia globale, raporton rnd.

Sipas të dhënave të fundit të institutit gjerman, “Robert Koch”, gjithsej 1.755 kosovarë të infektuar me virus kanë hyrë në shtetin gjerman në katër javët e fundit, transmeton Telegrafi.

“Kur janë në pyetje grupmoshat e ndryshme (që nuk janë shfaqur), vlen të përmendet se midis rasteve me të dhëna nga Kosova dhe Turqia, fëmijët dhe personat e moshës së mesme kanë më shumë gjasa të infektohen, gjë që tregon për udhëtim të mundshëm si familje”, shkruhet në raportin më të ri të “Robert Koch”.

Lexo po ashtu Pas kthimit në Kroaci nga Kosova, një çift i sapomartuar rezultoi i infektuar me COVID-19

Theksojmë se pas vendit tonë, në vendin e tretë është Turqia me 1134 raste, Kroacia me 786 dhe me 322 Bullgaria.

Ndryshe, Gjermania deri më tani ka raportuar mbi 228 mijë persona të infektuar me virus ndërsa 9305 kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version