Në javën që vjen pritet të mblidhet për herë të parë Komisioni qeveritar për Faljen e Borxheve që qytetarët ua kanë ndërmarrjeve publike nga mbarimi i luftës e deri në fund në vitin 2008.
Në përgjigjen e zyrës për informim të Ministrisë së Financave thuhet se javën që vjen pritet të mblidhet komisioni ku në këtë takim do të prezantohen të dhënat preliminare rreth grumbullimit të borxheve.
“Aktualisht janë duke u grumbulluar të dhënat për këtë çështje dhe në momentin që të jenë të gatshme këto të dhëna do të mblidhet komisioni ku edhe pritet që takimi i parë të mbahet javën e ardhshme ku edhe do të prezantohen të dhënat preliminare”, thuhen në përgjigjen e kësaj zyre. /Zëri/Telegrafi/